×

Rezervimi im


×

Hilfecenter


Ke nevojë për ndihmë?.
Na kontaktoni.

×

Llogaria ime


×

Lidhu me ne në rrjetet tona sociale

×

Ku dëshiron të udhëtosh





Top

Ofertat Ditore

ZÜRICH

deri PRISHTINA

149CHF

FMM

deri FMM

PRISHTINA

deri ZÜRICH

79CHF

element
Reth ILLYRIAN EAGLE

ILLYRIAN EAGLE ka krijuar një mentalitet dhe kulturë të shërbimeve të veçanta. Duke shfrytëzuar metodologji dhe praktikat e dëshmuara të mirësjelljeve dhe komunikimit dhe duke përdorur të gjitha teknologjitë e përparuara ka arritur të dëshmohet në tregun ku vepron si kompani plotësisht në shërbim të klientit dhe e orientuar tek klientët. Duke filluar nga këshillimet rreth fluturimeve, këshillat për kushtet e ndryshme dhe mundësit e ndryshme, nuk mund të ndodhë që klienti të mos e gjen veten dhe të mos e pranon shërbimin të cilin e ofron Ekipi jonë profesional. Gama e gjerë e shërbimeve të reja përbëhet duke filluar nga udhëtimet e zakonta deri në ato më komplekset. Partneritetet aktuale na japin të gjitha predispozitat për të ofruar rezervime në shume Destinacione anë e mbanë botës, të organizuara nga TOP kompanitë më të mëdha botërore.

Illyrian Eagle
Illyrian Eagle

Shërbimet tona

Siguria

Ligjet e të gjitha vendeve e ndalojnë për shkaqe sigurie marrjen me vete të gjësendeve të mëposhtme në bagazhin e dorëzuar ose në bagazhin e dorës:...

Lexo më shumë

Para udhëtimit

Regjistrim:U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me Illyrian Eagle mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim 2 orë përpara fluturimit...

Lexo më shumë

E-biletat

Biletat elektronike ndryshe E- Ticketat zëvendësuan biletat e dikurshme. Sipas asociacionit të transportit ajror u vërtetua se në vitin 2007, 92% të biletave të fluturimit ishin...

Lexo më shumë

Bagazhi

Bagazhi i pataksuar: Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 23 kg për pasagjer. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi...

Lexo më shumë

Shëndeti

Gratë shtatzëna:Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, gratë shtatzena që kanë rrjedhë normale të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik...

Lexo më shumë

Siguria

Ligjet e të gjitha vendeve e ndalojnë për shkaqe sigurie marrjen me vete të gjësendeve të mëposhtme në bagazhin e dorëzuar ose në bagazhin e dorës:

  • Çanta për dokumente me sistem të montuar alarmi.
  • Lëndë eksplozive, fishekzjarrë, pishtarë.
  • Mbajtës gazi, p.sh. gaze ngacmuese, sprei për vetëmbrojtje, zierës kampimi.
  • Mbajtës me lëngje të ndezshme, p.sh. benzinë për shkrepëse, ngjyra, llakëra, lëndë pastruese.
  • Lëndë që ndizen lehtë, p.sh. shkrepëse (çibritë).
  • Substanca të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm.
  • Lëndë oksiduese, p.sh. pluhur zbardhës, superoksid.
  • Lëndë infektuese dhe helmuese (toksike), p.sh. zhivë, kultura bakteriale dhe virale.
  • Lëndë dhe gjësende radioaktive.
  • Lëndë gërryese, p.sh. acide, alkale/baza, baktere të lagështa.
  • Materiale me cilësi të forta magnetike.
  • Aparatura që punojnë me benzinë dhe mjete puna të cilat tashmë kanë përmbajtur sasinë më vogël të benzinës (p.sh. për qëllime testimi).

Para udhëtimit

Regjistrim:U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me Illyrian Eagle mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim 2 orë përpara fluturimit

Regjistrim

U rekomandohet pasagjerëve që, për fluturime me Illyrian Eagle mundësisht të paraqiten për përgatitje për fluturim 2 orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet mbyllen 40 minuta përpara nisjes.

Dokumentat e udhetimit

Pasagjeri është personalisht përgjegjës që të ketë me vete dokumente të vlefshme identifikimi, si dhe të informohet për rregullat e shtetit në të cilin udhëton. Për të siguruar respektimin e rregullave, Illyrian Eagle rekomandon që për të gjitha fluturimet të bartet me vete pasaporta e vlefshme

Foshnjat dhe shoqërimi

Në qoftë se fëmijët udhëtojnë të pashoqëruar, atëherë vlejnë rregullat ndërkombëtare për të ashtuquajturit „Unaccompanied Minors" (UM), në mënyrë që edhe pasagjerët e vegjël të mbërrijnë të sigurt në cakun e tyre. Për një udhëtim të tillë special, përgatituni me kujdes së bashku me fëmijën ose fëmijët tuaj. Udhëzim: për fëmijë të pashoqëruar nuk është e mundur të bëhet rezervimi online.
Këto janë rregullat për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit:
-Fëmijë nga mosha 5 dhe 11 vjeçare mund të udhëtojnë me shoqërues mbi moshen 18 vjeçare -Fëmijë nga mosha 5 dhe 11 vjecare me përcjellës të aeroportit për të cilin pagohet 70.- chf për destinacion. -Fëmijë mes moshës 3 dhe 5 vjeçare me person shoqërues mbi moshen 18 vjeçare -Sipas dëshirës së prindërve përcjellja nga aeroporti mund të bëhet edhe për fëmijët mes moshës 12 dhe 18 vjeçare.

Pasagjerët me aftësi të kufizuara

Illyrian Eagle i mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara me shumë shërbime dhe shërbime ndihmëse varësisht nga situata. Në aeroportin e Zürich-ut për pasagjerët me aftësi të kufizuara kujdeset personeli i shkolluar posaçërisht për këtë punë. Në shumicën e aeroporteve ju ofrojmë karroca invalidësh dhe mjete transporti me personel shoqërues, për nisje dhe mbërritje. Në aeroplanët tanë mund të hiqen mbështetëset për duar. Ju rekomandojmë pasagjerëve me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për përcjellje speciale të lajmërohen në sportelin Check-in 2 orë para fluturimit.

Kafshë në udhëtim

Gjatë fluturimit tuaj, kafsha juaj udhëton bashkë me ju. Ju rekomandojmë që të bëni rezervimin për udhëtimin e kafshës tuaj të pakten 4 dite para fluturimit, poashtu kujdesuni për dokumentet e udhëtimit.

Kafshë në kabinë

Në kabinë mund të udhëtojnë vetëm qentë dhe macet që peshojnë deri ne 8kg (në peshë hyn edhe pesha e çantës transportuese). Rregullat e transportit, ju e transportoni qenin ose macen tuaj ne nje çantë të butë , të pastër dhe të pathyeshme. Madhësia e çantës duhet ti ketë këto përmasa 55x40x23 cm.

E-biletat

Biletat elektronike ndryshe E- Ticketat zëvendësuan biletat e dikurshme. Sipas asociacionit të transportit ajror u vërtetua se në vitin 2007, 92% të biletave të fluturimit ishin

Biletat elektronike

Biletat elektronike ndryshe E- Ticketat zëvendësuan biletat e dikurshme. Sipas asociacionit të transportit ajror u vërtetua se në vitin 2007, 92% të biletave të fluturimit ishin në formë elektronike. Natyrisht që edhe me Illyrian Eagle mund të udhëtoni me bileta elektronike E- Ticket.

Si funksionon?

Ju rezervoni fluturimin tuaj nëpërmjet telefonit,e-mailit ose direkt në zyrat tona. Gjatë blerjes së një bilete udhëtimi regjistrohen të dhënat tuaja personale destinacioni dhe data e udhëtimit. Pas kryerjes të kësaj procedure ju do të zgjidhni mundësin e pageses. Pasi të mbyllet procedura e rezervimit numrin e biletës elektronike do ta pranoni me anë të një mesazhi telefonik, e-maili ose Postes.

Bagazhi

Bagazhi i pataksuar: Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 23 kg për pasagjer. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi

Bagazhi i pataksuar

Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 23 kg për pasagjer. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi.

Mbipesha e bagazhit

Transportimi i bagazhit, i cili për nga pesha i tejkalon kufijtë e përcaktuar të bagazhit të pataksuar, bëhet me pagesë.Ju rekomandojmë që të mos dorëzoni bagazhe të veçanta, të cilat kanë peshë më të rëndë se 32 kg.

Bagazhi i dorës

Për shkaqe sigurie si dhe për shkak të rehatisë, në kabinë lejohet të merret vetëm një copë bagazhi dore për person. Bagazhi i dorës guxon të ketë peshën maksimale 6 kg (8 kg për laptop), derisa përmasat nuk guxojnë të tejkalojnë 55x40x20 cm. Është e këshillueshme që në bagazhin e dorës të transportohen gjësendet me vlerë, medikamentet si dhe gjësendet që prishen lehtë ose që thyhen. Nga ana tjetër vlejnë udhëzimet rreth kufizimeve të përgjegjësisë, të renditura në vërtetimin e rezervimit të biletës.

Tarifa e mbipeshës së bagazhit

Pesha më e lartë e lejuar e bagazhit tuaj të udhëtimit është e shënuar në biletën tuaj të fluturimit. Tejkalimet e këtyre limiteve konsiderohen si mbipeshë bagazhi, në rast të këtillë, struktura tarifore kërkon një çmim shtesë. Ky çmim shtesë përcaktohet nga kompania me të cilën fluturoni.

Shëndeti

Gratë shtatzëna:Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, gratë shtatzena që kanë rrjedhë normale të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik

Gratë shtatzëna

Deri në javën e 29-të të shtatzënisë, gratë shtatzena që kanë rrjedhë normale të shtatzënisë, mund të udhëtojnë pa vërtetim gjinekologjik. Leja e posaçme për fluturim pas javës 29-të shtatzënisë mund të merret vetëm nga mjeku amë ose nga shërbimi i ngjajshëm mjekësor. E njëjta gjë vlen në rast shtatzënie të komplikuar, si p.sh. në rast se nëna është shtatzënë me binjakë apo me më shumë fëmijë.

Medikamentet

Medikamente nëpër doganë:
Nëse bartni në bagazhin e dorës medikamente dhe injeksione (injeksione insuline), është e këshillueshme të posedoni një vërtetim nga mjeku, i cili vërteton që bëhet fjalë për material mjekësor që ju nevojitet personalisht.
Medikamentet në bagazhin e dorës:
Paketimi i medikamenteve do të duhej t’i përballonte goditjet dhe, sipas mundësisë, sasia e medikamenteve të shpërndahet nëpër disa bagazhe dore. Është e këshillueshme që të bartni në bagazhin e dorës një herë e gjysmë deri në dy herë më shumë medikamente sesa nevoja ditore për to. Sepse në raste të jashtëzakonshme, fluturimeve nganjëherë u ndërrohet drejtimi ose nisja juaj shtyhet për një kohë më të gjatë - edhe nëse ju keni kohë që jeni ulur në aeroplan.

 
 
Partner
Partner
Partner
Partner
Partner
Partner
Partner
Partner
Partner